Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb