Me temperaturat e larta në sezonin e verës lëkura jonë është e ekspozuar ndaj rrezeve të forta të diellit.

Për të parandaluar djegien nga dielli dhe rrezikun e kancerit të lëkurës duhet të vendosni kremin kundra diellit çdo 2 orë në ditë. Mungesa e kapelës ose kremi i diellit o skaduar mund të rrisë rrezikun e djegies nga dielli dhe për pasojë do të ndjeni dhimbje, nxehtësi dhe kruaje.

Pasi të keni përjetuar djegie, dermatologët thonë se ka hapa që mund të ndërmerrni për t’u qetësuar dhe për t’u lehtësuar në çast. Ndërsa parandalimi është thelbësor, trajtimi i djegies nga dielli me disa mënyra të thjeshta në shtëpi mund t’ju ndihmojë të ndiheni sa më mirë, do të qetësoni skuqjen dhe dhimbjen dhe do të kuptoni se nuk do e harroni më kremin mbrojtës!

Kura të thjeshta natyrale që do të qetësojnë djegien nga dielli:

Vaskë qetësuese me bollgur: Hulumtimet tregojnë se bollguri ndihmon në uljen e inflamacionit dhe zvogëlon kruajtjen, thotë dermatologu Michael Schreiber, MD.

Përdorni akullin: Ndiqni dëshirën tuaj për të freskuar lëkurën me diçka të ftohtë, por sigurohuni që ta bëni siç duhet. Merrni akull në formë kubi, mbështillini me një leckë dhe mbajeni mbi pjesën e djegur.

Uji i ftohtë me akull: është gjithashtu një mundësi. Hidhni ujë dhe akull në një tas, lagni një leckë në ujë dhe vendoseni mbi djegie. Përsëriteni këtë proces çdo disa minuta.

Zbutni lëkurën me çaj jeshil dhe të zi: hulumtimet tregojnë që acidi tanik në çajin e zi dhe jeshil mund të ndihmojë në zbutjen e nxehtësisë nga djegia e diellit, ndërsa katekinat (një përbërje antioksiduese) riparojnë dëmtimin e lëkurës. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse jeni djegur rreth zonës së ndjeshme të syve. Mjaftojnë dy kapsula çaji në ujë të freskët dhe vendosini sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve.

Përdorni krem hidrokortizoni: Cortizone (me përbërje 1% hidrokortizon) minimizon kruajtjen, qetëson acarimin e lëkurës dhe zvogëlon inflamacionin në pjesës të caktuar të trupit. Hidrokortizoni ka veti anti-inflamatore, që do të thotë se do të zvogëlojë skuqjen dhe do të lehtësojë dhimbjen e djegies së lehtë nga dielli. Përdoreni 2 ose 3 herë në ditë në varësi të ashpërsisë së djegies tuaj.

Aloe Vera: Xheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës nga dielli. Ai ka aftësi freskuese, qetësuese dhe nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës. Ky xhel është veçanërisht efikas për djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës. Xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Vishni rroba të lehta: Vishni rroba të buta dhe të rehatshme prej pambuku për të minimizuar çdo fërkim të dhimbshëm që mund të irritojë më tej lëkurën.

Mbrohuni nga djegia e dyfishtë: nëse nuk doni që lëkura të digjet sërisht, përdorni krem dielli me SPF 30 ose SPF 50 ose vishni rroba të lehta prej pambuku.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb