Për të gjithë ju që jeni gjumashë dhe e përjetoni zgjimin e mëngjesit, tashmë vjen zgjidhja. Microsoft ka krijuar aplikacionin ‘Mimicker Alarm’, mund të fiket vetëm nëse përdoruesit kryejnë një nga detyrat që i kanë vendosur vetes.

Nëse vendosin alarmin në darkë, përdoruesit duhet të zgjedhin tre detyra që duan të kryejnë. Si fillim mund të zgjedhin të shkrepin një selfie me një mimikë të caktuar të fytyrës, një foto të një objekti me ngjyrë të kuqe, ose të thonë një shprehje të gjatë.

Sakaq, e vetmja mënyrë për të fikur alarmin për gjumashët është duke kryer të gjithë këto detyra brenda një limiti të caktuar, përndryshe alarmi do të vazhdojë me zilen bezdisëse.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: