TIRANË- Është nisur sot nga Rinasi avioni i parë i Air Albania me emrin Lasgushi dhe ata që e kanë bërë gëzuar, kanë qenë disa studentë të ekselencës që do të udhëtojnë drejt Stambollit.

Ai që i ka përcjellë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër para nisjes.

“Meritoni vëmendje për shembullin tuaj. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Jo më kot na shkoi mendja te ju. Lasgushi është i gjithi i juaji”, tha kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb