Një grup studentësh kanë çelur ditën e sotme fushatën e titulluar, “Dritarja e Mundësive”. Në aktivitetin hapës të kësaj fushate ishin të ftuar, biznese, të rinjë, ambasadorët mbështetës të kësaj fushate si edhe petagogë.

Projekti synon krijimin e një hapësirë të vlefshme për të rinjtë e Tiranës ku ata mund të gjejnë mundësi të zhvillimit profesional dhe punësimit, si një nga interesat kryesore të konstatuara në një anketim të kryer me qindra të rinj.

Ky projekt do të bashkojë kërkesat e të rinjve në bashkëpunim me interesat e bizneseve, organizatava, qendrave të zhvillimit profesional, shkollave apo edhe universiteteve.
Duhet theksuar se “ Dritarja e mundësive është krijuar nga vetë studentët, dhe vjen në shërbim të të rinjve falas.

Ky projekt do të shtrihet fillimisht në Tiranë, por me perspektivë të një shtrirje më të gjërë.

Në dritarjaemundesive.com bizneset do të kenë mundësinë që të publikojnë vendet boshe që mund të kenë në lidhje me punësimin apo praktikat e mundshme që ofrojnë dhe të rinjtë mund të aplikojnë për atë çka atyre u duket më e përshtatshme nëpërmjet platformës.

Dritarja e Mundësive” përveçse një web-site do të ketë edhe rrjetet sociale në Instagram, Facebook apo edhe Linkedin.

Herë pas herë “Dritarja e Mundësive” do të organizojë takime workshop midis bizneseve, të rinjve dhe mediave në platformën Zoom.

Në aktivitetin hapëse të projektit “Dritarja e Mundësive” morën pjesë shumë figura të fushave të ndryshme në vend si:

Drejtoresha e televizionit INTV, Fatma Methasani, Fatos Hakorja kryeredaktor i lajmeve në Televizionin Kombëtar Klan, Albana Muçaj, themeluese dhe drejtuese e Qendrës Multifunksionale Kallz. Eraldo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb