SKRAPAR

Në takimin elektoral në Skrapar, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal gjatë të komentojë marrëdhëniet me LSI, e kryesisht me ish drejtuesin e saj, sot President i Republikës Ilir Meta, për të cilin tha se nuk mund të gjenin një kandidat më të mirë për opozitën.

“Sot është po ky vend që duhet t’i thotë Metës, ‘e ke tepruar’, është koha të shohësh punët e tua se me punët e vendit nuk duhet të përzihesh. Është i vetmi në historinë e Shqipërisë e të Ballkanit që 50 vjec ka kaluar kryeministër, kruetar Kuvendi e President, të treja, nuk ka Shqipëria të tjera. Këto janë kryetar i pushtetit ekzekutiv, legjislativ, dhe i popullit, simbol i unitetit, babai i kombit, por nuk lihet babai të bëhet lolo i lagjes cdo ditë. Babai është baba, por mblidheni në shtëpinë e tij. Ilir Meta pa ju nuk do ishte askush. E ngjitët në një majë e ngjitët në majën tjetër, tani ka vënë ulërimin.

Ka kohë që flet për referendum do bëhet në Vlorë, lërjani Vlorës, por këtu thoini për cfarë ne nuk e njohim LSI njohim Metën.

Jam i bindur që shumë nga ju sot do të donit të më shihnit mua këtu bashkë me Ilir Metën jeni në vcështirësi, ju ka vënë në pozitë të vëshirë. Por keni në dorë një gjë shumë të rëndësishme, që ta ndihmoni Ilir Metën. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme burrat e shtetit për gjeneratën e ardhshme. Nga një farë me emrin LSI ngriti një rrap të madh dhe LSI u bë një forcë që rritej duke u ngjitur pas partisë më të madhe e duke marrë copa copa nga trupi i partisë së madhe. E kanë provuar të dyja partitë e mëdha këtë. Tani PS anije për peshkun pilot të LSI nuk bëhet më.

E dëgjoni Monikën që thotë do marrim 40 deputetë, mund të merrnin 100 po 60 do ia lë Lulit, u bë molla që kalb gjithë arkën. Nga sot PD është rritur sepse shumë nga demokratët që vajtën pas peshkut pilot po kthehen në anije, por largimi i kësaj molle nga arka është mision i atyre që votojnë më 25 prill. Nuk ka lidhje me numrat. PS do i fitojë zgjedhjet, por kjo mollë e kalbur duhet flakur jashtë.

Kemi bërë punë të mira ne me LSI, nuk diskutohet në 2012, por unë e di si i kemi bërë me reformat dhe ata me trupin tonë dhe rriten, por në LSI unë kam parë shumë njerëz të vlefshëm. Kam parë plot njerëz me zemër e me shpirt aty, jo të futur e rekrutuar, sepse besuan shumë. Dhe arsyeja pse sot në Berat jemi kaq shumë këtu e do jemi më shumë është sepse po kryejmë më në fund atë proces bashkimi përfudimtar të familjes tonë. U bëmë shpi e marrë dhe nga kjo përfitonte gjithmonë Saliu. Vetëm një herë ka fituar PD, në 1992, në 2005 fitoi sepse u nda kjo familje. Në 2009, fitoi se na iku mullixhiu. Ndaj po ju them për sa kohë kjo familje rri e bashkuar Shqipëria është në duar të sigurta dhe s ka forcë që e përmbys. Tani ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar është ngushtuar rrethi te krushqia te barku i shpisë, e pushkatuan Luan Ramën në mes të Vlorës me ferman të Peco Vasilit. “ u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb