TIRANË

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka shpërthyer në thirrje në seancën e sotme plenare. Duke iu referuar deklaratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos iu hapin dyert policëve pa numër identifikimi. Ndërkohë Maliqi i ka quajtur deputetët e maxhorancës ‘nëpunës të beut të Surrelit’.

“Meqenëse qenkan fytyra jote dhuna ndaj grave, dhuna ndaj artistëve, ndaj fëmijëve po i bëj thirrje popullit shqiptar mos hapni dyert tuaja kur t’ju vijnë policët në derë pa numër identifikimi. Një ditë do të përgjigjeni për këtë. Mos kujtoni se do të keni mbështetje. Edhe këtë reformë drejtësie që kapët po e shohim. Po shohim dhe reformën zgjedhore si po ë bëni. jeni nëpunës të beut të Surrelit, nuk jeni deputetë të popullit. Këta ndërkombëtarë nuk kanë ndërmend të mbrojnë interesin e shqiptarëve, duhet t’i mbrojnë vetë. Ky po lobon me paratë e drogës”, deklaroi Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb