Ndërsa vaksina COVID-19 vazhdon të shpërndahet në disa vende të botës, shtatzënat duhet të shikojnë në historinë e tyre mjekësore dhe faktorët e rrezikut për të përcaktuar nëse janë të gatshëm për t’u vaksinuar.

Vaksinat nuk u studiuan tek gratë shtatzëna gjatë provave klinike.

Nga 4.2 milion amerikanë që tashmë morën dozën e parë të vaksinës COVID-19, ka pasur shumë punonjës të kujdesit shëndetësor shtatzënë që ndien rreziqet e tyre personale nga COVID-19 më shumë se çdo rrezik potencial i vaksinimit, i cili mendohet gjerësisht se është i sigurt te personat shtatzënë.

“Midis dy zgjedhjeve për t’u vaksinuar kundrejt marrjes së COVID-19, gratë duhet të bëjnë një zgjedhje që i përshtatet vlerave të tyre dhe mjedisit në të cilin punojnë dhe jetojnë”, tha Dr. Lauren Demosthenes, shkruan Halthline.

Kuptimi i rreziqeve
Gratë shtatzënë kanë një rrezik të rritur për të përjetuar komplikime nga COVID-19 dhe ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje të rënda, të shtrohen në spital ose të dërgohen në kujdes intensiv. Ata gjithashtu mund të kenë një rrezik në rritje të lindjes së parakohshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb