TIRANË

Ambasada amerikane në Tiranë do të ofrojë mundësi për të gjithë ata të profesionistë të rinj studentë apo studiues për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA tregon se si do të ofrohen sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright duke treguar dhe mënyrën e aplikimit.

“?? | Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane në Tiranë do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre.

Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni këtu ? shorturl.at/hkqHM”, shkruan ambasada e SHBA.

Shba
Shba

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb