Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka një vendim në linjë nga Bashkimi Evropian për ndalimin e anijeve dhe turistëve rusë. I pyetur për kërkesën e presidentit ukrainas për t’i ndaluar, Rama tha se për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar të BE-së, do vijohet si vitet e shkuara.

A jeni të gatshëm të ndaloni anijet dhe turistët rusë pas kërkesës së Presidentit të Ukrainës, Zelensky?
Vendimet tona janë gjithmonë të linjëzuara me vendimet e BE-së. Nuk ka një vendim të linjëzuar të BE-së dhe për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar të BE-së ne thjesht kemi vazhduar të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në, është shumë e thjeshtë. Nuk është një çështje e ngatërruar.

Cila do të jetë ndihma që Shqipëria do të japë për Ukrainën, do të jetë monetare?
Po, nesër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb