Deputeti Selami Jenishehri nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit.

Jenishehri thotë se KQZ nuk bëri detyrën dhe la pa votuar emigrantët, prandaj Presidenti Meta duhet të mos certifikojë zgjedhjet parlamentare.

Ai ndërkohë apralajmëron se në rast se zgjedhjet nuk shpallen të pavlefshme, atëhere shtatori do të sjellë një situatë si ajo e 1997.

“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”- tha Jenishehri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb