TIRANE

Dy aktorët e serialit të famshëm “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer thuhet se po dalin bashkë.

Aktorët, të cilët kanë interpretuar Rachel Green dhe Ross Geller, deklaruan hapur ndjenjat e tyre të fshehta për njëri-tjetrin gjatë “Friends: The Reunion”. Thuhet se pas kësaj, gjërat kanë shkuar edhe më tej.

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata kanë pasur ishte akoma atje,” tha një burim për Closer të martën. “Ata filluan të shkëmbejnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe, vetëm muajin e kaluar, David fluturoi nga shtëpia e tij në Nju-Jork për të parë Jen në LA.”

Burimi pohoi se Aniston dhe Schwimmer kanë kaluar kohë në shtëpinë e Jen, ku ajo ka gatuar për të dy dhe e kanë shijuar kohën së bashku, duke biseduar dhe duke qeshur.

Megjithëse, përfaqësuesit e Schwimmer dhe Aniston mohuan thashethemet për Fox News, fansat janë të bindur se mes çiftit ka më shumë sesa thjesht miqësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: