Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë në krizë pas 8 muajsh martesë, aq sa diskutohet edhe divorci, i cili mund të arrijë një shifër 170 milion dollarë.

Njoftimin e ka bërë revista ‘National Enquirer’ e cila i dedikon kopertinën çiftit dhe sipas së cilës kriza ka ardhur si pasojë e tradhtisë së njërit prej aktorëve. Por lajmin duket se e mohon website ‘Gossip Cop’.

‘National Enquirer’ sqaron se Jennifer Aniston e ka kapur bashkëshortin në flagrancë. Artistja ka zbuluar që Theroux ka takuar fshehurazi ish të dashurën e tij Heidi Bivens, me të cilën ka pasur një marrëdhënie 14 vjet më parë. Jen e shkatërruar nga tradhtia ka vendosur të kërkojë divorcin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb