SHBA

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston ka qenë shpesh e komentuar për jetën e saj private. Së fundmi e ftuar në një intervistë për Haëard Stern, 50-vjeçarja pohoi se nuk është në një lidhje dhe se është duke shijuar lirinë e saj.

Pas dy divorceve, Jennifer Aniston është një beqare e lumtur, por nuk ndihet ende e gatshme për të ndryshuar status. Jennifer Aniston dha për herë të parë një intervistë për Hoëard Stern, “SiriusXM shoë”.

Prezantuesi e pyeti Jen nëse ajo ishte e kënaqur që ishte beqare dhe ajo u përgjigj fare ftohtë “Po”. Aktorja u nda nga burri i dytë Justin Theroux, 48-vjeçar, në shkurt të 2018-ës dhe nuk është lidhur me askënd që nga ajo kohë.

Howard vijoi ta ngacmonte aktoren sa janë shanset që “Friends” të rimblidhen pas gjithë këtyre viteve. “Unë, sinqerisht, mendoj se do të donim të riktheheshim”,- u përgjigj ajo ndërsa kasti ka qenë shumë afër ribashkimit që nga shfaqja e mbyllur 15 vjet më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: