SHBA

Jennifer Aniston thotë se ajo nuk i merr më personalisht thashethemet “e dëmshme të shtatzënisë”. Aktorja foli me The Hollywood Reporter për aludimet e jetës së saj personale dhe supozimet e disa njerëzve se ajo “zgjodhi karrierën mbi fëmijët”, duke shpjeguar se thashethemet e shtatzënisë kanë qenë të dhimbshme për të.

“Njerëzit sigurisht që projektojnë mbi ty dhe gjithçka, por detyra ime është të them, ‘Dëgjo, unë do t’ju tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj dhe ju vendosni nëse doni ta kuptoni’,” -tha Aniston për vëmendjen ndaj jetës së saj private.

“Unë i merrja të gjitha shumë personalisht – thashethemet për shtatzëninë dhe të gjitha aludimet. ‘Oh, ajo zgjodhi karrierën në vend të fëmijëve’… Në fakt, ju nuk e keni idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga ana mjekësore, pse nuk mundem… a mund të kem fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë, ishte vërtet lënduese dhe thjesht diçka e keqe,” -rrëfeu aktorja.

“Atë që tabloidët dhe media i bënë jetës personale të njerëzve në atë kohë, njerëzit e zakonshëm po e bëjnë tani në mediat sociale. Tani kemi mediat sociale. Është pothuajse sikur media ia dorëzoi shpatën çdo njeriu të ulur pas ekranit të kompjuterit për të qenë një bullizues, ose sido që t’i quajnë ata, dhe për të ngacmuar njerëzit me komente. Nuk e di pse ka një brez kaq mizor në shoqëri. Shpesh pyes veten se çfarë bëjnë ata…”

Aniston trajtoi gjithashtu atë që ajo e quajti një “standard të dyfishtë” me trajtimin e jetës personale të burrave.

“Burrat mund të martohen sa herë të duan. Ata mund të martohen me gra në të 20-at ose 30-at. Gratë nuk lejohen ta bëjnë këtë”, -tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Aniston reagon rreth këtyre thashethemeve të dëmshme. Aktorja shkroi një ese të ashpër në vitin 2016 për Huffington Post, duke adresuar raportimet e rreme të shtatzënisë në atë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: