Ka mbushur 51 vjet në 11 shkurt, por bukuria dhe joshja e Jennifer Aniston duket se vetëm rritet. Në një set fotografik për ‘Intervieë Magazine’, në të cilën intervistohet nga mikesha dhe kolegia Sandra Bullock. Artistja pozon duke treguar linjën e saj të pagabueshme dhe format e saj perfektë dhe thotë: ‘Në të ardhmen time shoh fëmijë që vrapojnë…’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me xhaketë lëkure të zezë, pa pantallona dhe me çizme deri lart në gjunjë ylli i ‘Morning Shoë’ është cover girl e muajit mars të revistës. E bukur, sensuale dhe tmerrësisht joshëse, Aniston tregon për vështirësitë e fëmijërisë dhe raportin e vështirë me nënën Nancy, që vdiq në 2016. ‘Jam rritur në një familje të destabilizuar në të cilën kam parë të rriturit të sillen në mënyrë të pasjellshme me të tjerët… dhe kjo më ka bërë të mendoj: Nuk dua të bëhem kështu. E kalova fazën e vështirë dhe për këtë falënderoj prindërit e mi për faktin se si unë jam bërë…’.

‘Cfarë të lejon të mbetesh e gjallë dhe të evitosh dekurajimet, kur gjërat nuk shkojnë si duhet?’ e pyet Bullock.

‘Ka një screenshot të vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijët që vrapojnë, dëgjoj akullin në një gotë, ndjej aromën e gjellës së zier. Ky është momenti i këndshëm në kokën time, që më mban të gjallë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: