Jennifer Aniston është shtatzënë? Ka qenë pikërisht revista amerikane ‘InTouch’, ajo që ka bërë publike lajmin se aktorja 47-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Justin Theroux. ‘Daily Mail’, shkruan se miqtë pranë çiftit pohojnë se aktorja dhe burri i saj janë në ‘ekstazë’ për shkak të lajmit të mrekullueshëm, për fëmijën ‘mrekulli’ që ata presin.

Sakaq, në fotot e publikuara në “Daily Mail”, aktorja shfaqet sëbashku me Justin Theroux në plazhin e Bahamas, veshur me rroba banje, ndërsa barku ka nisur ti duket.

Nga ana tjetër burime pranë çiftit pohojnë se Jennifer prej vitesh dëshironte një fëmijë nga burri i saj, Justin Theroux, ndërsa tashme duket se ëndrra e saj është bërë realitet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: