Çdo vit revista e njohur “People” shpall gruan më bukur të vitit, në krye të listës për vitin 2019 është shpallur Jennifer Garner.

Aktorja 47 vjeçare është cilësuar si mbretëresha e bukurisë, por ajo pranon se jo gjithmonë e ka parë veten si një grua tërheqëse.

“Nuk isha nga ato vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet Garner.

Vitin që kaloi ishte këngëtarja e njohur Pink e cila u kurorëzua si “Gruaja më e bukur” nga revista “People” ndërsa aktorja e njohur Julia Roberts në vitin 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb