TIRANE

Jennifer Lawrence ka mahnitur me shfaqjen e saj të fundit, kur parakaloi në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj “Don’t Look Up”. Nëna e ardhshme, tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të gjatë ngjyrë ari në premierën e mbushur me yje në New York, të dielën.

Aktorja, e cila gjithashtu pozoi me aktorin Leonardo DiCaprio në këtë event, kaloi në tapetin e kuq me një fustan nga Dior, të kompletuar me mëngë pelerine gjysmë të tejdukshme. Ajo e aksesoi pamjen e saj mahnitës me bizhuteritë “Tiffany & Co” dhe la flokët e saj të tërhequr prapa.

Në një kopertinë për numrin e dhjetorit të “Vanity Fair”, Laërence foli për fëmijën e saj dhe për kufijtë që ajo po vendos si nënë.

Fituesja e “Oscar”, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney , tha se ndërsa është “mirënjohëse dhe e emocionuar” për t’u bërë nënë, ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e saj larg vëmendjes, shkruan People.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb