Jennifer Lawrence është martuar. Ylli i hollywoodit i ka thënë ‘po’ artistit Cooke Maroney, me të cilin është njohur një vit më parë.

Ceremonia është zhvilluar në një kështjellë të Newport, në Rhode Island. Sipas asaj që raporton ‘People’, atmosfera e martesës ka qenë me temën e ‘kopshteve të dimrit’. Mes 150 të ftuarve ishin Adele, Emma Stone, Cameron Diaz dhe Sienna Miller.

Ashtu siç dhe ishte njoftuar ceremonia ka qenë shumë e blinduar. Në ndërtesën e madhe të shekullit te 19-të, të projektuar nga Richard Morris Hunt (ku sipas legjendave ka pasur fantazma) Lawrence ka kurorëzuar dashurinë e saj, duke lënë pas të gjitha shqetësimet sentimentale, që kanë karakterizuar jetën e saj për një kohë të gjatë.

Sipas zërave, dita filloi me një barbekue përpara ceremonisë, për të vazhduar më pas me një koktejli, darke dhe një festë deri në mëngjes.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë qëndruar jashtë vilës me shpresën që mund të mblidhnin ndonjë pamje nga eventi dhe nga të ftuarit, por të gjitha të pranishmit kanë mbërritur në festë të mbuluar me çadra për të evituar fotografët dhe kureshtarët t’i fotografonin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb