Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke kontrolluar shtëpinë e tyre të re, një rezidencë prej 64 milionë dollarësh në Pacific Palisades, Los Angeles.

Çifti, i cili u martua korrikun e kaluar, thuhet se kanë qenë në kërkim prej një vit për një pronë ku të jetojnë së bashku.

Rezidenca me tetë dhoma gjumi, me 11 banjo, ka një palestër prej 800 metrash katrorë, një dhomë profesionale mediatike, një dhomë lojërash dhe një shtëpi pritjeje të vendosura jashtë hyrjes. Prona gjithashtu ka parkim të bollshëm për tre makina në garazh dhe një rrugë shtesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

J-Lo dhe Affleck janë parë duke vizituar pronën disa herë dhe fotot tregojnë se ata takohen me kontraktorët, ndoshta duke sugjeruar se ata po planifikojnë gjithashtu rinovime në pronë.

Çifti ishte gati të blinte një shtëpi prej 34.5 milionë dollarësh, vetëm disa ditë para përfundimit të marrëveshjes, por e anuloi atë.

Paraqitja e fundit e çiftit ka ndezur spekulime se ata mund të planifikojnë të vendosen përgjithmonë në Los Angeles. Që nga rinisja e romancës së tyre në vitin 2021, Lopez dhe Affleck janë parë në vende të ndryshme, duke përfshirë Miami, Montana dhe Los Angeles.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb