Pas gati një viti kërkimi, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë gjetur shtëpinë që do të ndajnë me familjen e tyre në Beverly Hills.

Sipas TMZ, çifti hollivudian ka paguar 60.85 milionë dollarë për rezidencën e mrekullueshme prej 4.2 hektarësh. Marrëveshja mori vetëm një javë për t’u mbyllur dhe ata paguan pothuajse 15 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar i shtëpisë prej 75 milionë dollarësh.

“Wallingford estate” siç quhet ndryshe rezidenca, ka 12 dhoma gjumi dhe 24 banja. Lista e shitjeve zbulon se është “rimodeluar dhe zgjeruar së fundmi”. Ka një garazh për 12 vetura dhe parkim për 80 të tjera.

Ekziston edhe një kompleks sportiv i brendshëm “i veçantë” prej 460 m2, fusha basketbolli dhe një ring boksi. Një pishinë ndodhet prapa pronës kryesore dhe ka pamje nga zona. Ka gjithashtu një sallon bukurie për flokët dhe thonjve, sauna dhe dhoma masazhi, si dhe një kinema dhe bodrum vere.

Sipas Daily Mail, transferimi tashmë ka filluar për në rezidencën mbresëlënëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb