Përpara Brangelina (çiftit të ndarë tashmë Angelina Jolie dhe Brad Pitt) ishin Bennifer. Në fillim të viteve 2000 love story mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ishte lajmi i revistave rozw botërore. Të famshëm, të bukur, të rinj, të pasur, Ben dhe Jeniffer ishin të pëlqyer nga të gjithë.
Në 2001 ai i kishte kërkuar të martohen me një unazë të Harry Winston 1.2 milion dollarë. Më pas në 2004, shumë pranë dasmës së tyre, të dy u ndanë duke thyer zemrat e miliona fansave.

Që nga ajo kohë Jeniffer Lopez ka ndryshuar shumë të dashur dhe bashkëshortë dhe është bërë nënë e binjakëve, duke ndërtuar një perandori muzikore, në kinema dhe aventura sipërmarrëse të ndryshme. Ben Affleck u martuar me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, por historia e tyre e dashurisë mbaroi, sw bashku karrierwn e tij, për shkak të varësisë nga alkooli. Ben është shtruar shumë herë në klinika rehabilitimi për të hequr dorë nga pija dhe duket se tashmë ka hequr dorë plotësisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani në vitin 2021 Lopez i ka dhënë fund lidhjes së saj me Alex Rodrigues dhe ka rigjetur dashurinë me Ben. Në asnjë nga filmat e saj ku ajo ka qenë protagoniste, nuk do e kishte shpresuar këtë fund të lumtur. Pas 17 vitesh nga historia e tyre e dashurisë, Bennifer 2.0, kështu janë pagëzuar ata nga shtypi ndërkombëtar, janë fotografuar për herë të parë disa javë më parë, në një takim romantik në Montana. Që nga ajo ditë janë parë së bashku, në Miami, ku JLo banon. Të dy gjithashtu stërviten në të njëjtën palestër, në të njëjtin vend ku Lopez bënte gjimnastikë me Alex Rodriguez.

Pavarësisht se ajo është shumë e kujdesshme për formën fizike dhe ka një stil jete të shëndetshëm, Lopez ushtrohet shumë edhe me fitness.
Jennifer Lopez, 51 vjeç, ka mbërritur në palestër e veshur me një komplet sportiv që i nxirrte në pah format perfekte. Pak pas saj ka zbritur nga makina Ben Affleck. Për të mos rënë në sy të dy kanë hyrë në palestër të ndarë nga njëri-tjetri për të mos u fotografuar nga fotografët. Koha duket se ka ndalur për Ben dhe Jeniffer, të cilët shfaqen shumë të bukur dhe sipas asaj që thuhet nga burime pranë çiftit të dashuruar me njëri-tjetrin. Nostalgjikët e gossip shpresojnë, që të paktën këtë herë, Bennifer të betohen në Altar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb