Jennifer Lopez ka folur për betejat e fëmijëve të saj adoleshentë për të pranuar familjen e tyre të re, të përzier

Binjakët që ajo ka me ish-in e saj janë katërmbëdhjetë vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj i ri, Ben Affleck, ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Familjet e përziera, ku fëmijët nga martesa të ndryshme mund të mos kenë as lidhje gjaku, janë një realitet gjithnjë e më i zakonshëm, por edhe pse dalëngadalë po çlirohemi nga tabutë, sfidat mbeten. Sidomos kur ke fëmijë në vitet tashmë të vështira të adoleshencës, si ato të Jennifer Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja 53-vjeçare, duke folur për “Vogue” america, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj i ri, 50-vjeçari Ben Affleck, po marrin “mësime prindërimi” nga njëri-tjetri.

“Procesi i tranzicionit ka nevojë për vëmendje,” shtoi JLO. Në fund të fundit, pothuajse të gjithë fëmijët në familjen e saj të re, të përzier janë në adoleshencë. Ajo ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me Jennifer Garner, Samuel, 10, Seraphina, 13 dhe Violet, 16 vjeç.

“Shpresoj që brenda familjes tonë të kultivojmë ndjenjën se fëmijët e tij më kanë aleate dhe fëmijët e mi e kanë atë aleat” shtoi Lopez. Aleat me dikë që i do vërtet dhe kujdeset për ta, por ka një këndvështrim tjetër dhe më ndihmon të shoh gjërat që nuk mund t’i shoh te fëmijët e mi, sepse jam shumë e përfshirë emocionalisht.

Një tjetër gjë që e shqetëson për rritjen e fëmijëve të saj është se ata rriten në një mjedis shumë më të privilegjuar se ai ku ajo është rritur: “Është e vështirë në mënyrën e vet, sepse nuk duhet të luftosh për gjërat, por të mësosh si të jesh luftëtar. Më duhej ta zbuloja këtë. Doja t’u jepja jetën që nuk e kisha unë, por në këtë mënyrë ata nuk marrin gjithashtu një përvojë të dobishme, për të zhvilluar instinktin e mbijetesës.”, thote Lopez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb