Jennifer Lopez dha një performancë fantastike në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden. Pas saj, këngëtarja shkoi pranë partnerit të saj Alex Rodriguez dhe pozoi pranë tij e stafit.
Imazhet nga shkallët e Capitol Hill i ka publikuar në rrjete sociale. Ajo shkëlqente me veshje të bardhë, ndërsa Alex ishte kuruar me detaje për tu kombinuar me Lopez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai zgjodhi një kostum ngjyrë blu të errët me vija të holla të bardha. Alex dukej më krenar se kurrë pranë super yllit, e cila dha një super performancë, gjatë të cilës, këngëtarja ndaloi në një moment dhe thërriti fuqishëm në gjuhën spanjolle: “Një komb nën Zotin, të pandashëm, me liri e drejtësi për të gjithë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb