Jennifer Lopez e Casper Smart janë ndarë sërish. Në verën e vitit 2014 ishte lamtumira e parë e çiftit pas tre vjetësh dashuri. Lajmi vjen si një rrufe në qiell të hapur, duke parë se pëshpëritej për një martesë të mundshme dhe një shtatzëni të yllit të muzikës pop. Balerini 29-vjeçar hyri në jetën e J.Lo pas divorcit me këngëtarin Marc Anthony.

Në fillim ishte një balerin i thjeshtë, pastaj u bë një figurë qendrore në turet dhe videot e partneres së tij.

Pas 5 vjetësh ulje-ngritje, marrëdhënia mes këngëtares 47-vjeçare dhe Smart mbërriti në fund. Sipas një burimi pranë çiftit që ka folur për revistën “People”, të dy janë ndarë, por kanë ruajtur marrëdhënie të mira. Duket se ka qenë pikërisht Jennifer ajo që i ka dhënë fund raportit.

TMZ shkruan se Casper madje u suprizua nga ky vendim i Lopez. Sipas tabloidit, Casper, javën e kaluar u ndodh në Vegas me Kanye dhe Bruce Buffer. Casper u tha miqve se do të shkonte në fundjavë në Nju Jork të shtunën të takonte Jennifer, e cila po përgatiste atje një spektakël. Casper jo vetëm që të shtunën nuk u pa me Jennifer, por as nuk kishte dijeni se artistja e kishte ndarë mendjen për ta lënë djaloshin.

Hera e fundit që Casper Smart dhe bukuroshja nga Porto Riko ishin fotografuar së bashku, daton në 15 gushtin e shkuar në Las Vegas, për “show”-n “All I Have” të Lopezit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: