Mediat rozë kanë aluduar rreth një ribashkimi mes Jennifer Lopez-it dhe ish të fejuarit të saj, Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez.

Sipas mediave të huaja, Jennifer dhe Ben, kanë kaluar fundjavën në shoqërinë e njëri-tjetrit në një resort në Montana.

Por pas këtyre zërave një reagim ka ardhur dhe nga Rodriguez. Një burim për revistën “Us Weekly”, thotë se ai është bërë xheloz, pasi shpreson shumë për një rikthim me këngëtaren e njohur.

“Alex është bërë xheloz që Jennifer dhe Ben po dalin bashkë. Ai akoma shpreson për një rikthim”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se Alex dhe Jennifer konfirmuan ndarjen vetëm pak kohë më parë. Megjithatë ata deklaruan se kanë vendosur të jenë miq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: