SHBA- Në fillim të nëntorit, diva e muzikës latine, Jennifer Lopez, do të publikojë autobiografinë “True Love”. Autobiografia pritet të zbulojë shumë sekrete të femrës më të përfolur dhe më të ndjekur.

Revista “People” ka arritur të zbulojë disa fragmente të librit, ku Lopez tregon se në të kaluarën ka qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe verbale. “Asnjë nga partnerët që kam pasur në jetë nuk ma ka nxirrë syrin, por kam pasur marrëdhënie ku dhuna ishte prezente, po flas për dhunën psikologjike dhe atë verbale” – shprehet Lopez në një nga fragmentet e autobiografisë.

Jennifer Lopez ka hedhur pas krahëve 3 divorce dhe disa lidhje me meshkuj të famshëm.

Në libër, diva latine ka folur edhe për ditën kur kuptoi se martesës me këngëtarin Marc Anthony i kishte ardhur fundi.“Kush na shihte nga jashtë mendonte se jeta jonë ishte e përkryer, por gjërat nuk ecnin ashtu siç duhej. Jeta ime njerëzve u dukej e përsosur e kjo ide më tmerronte. Unë dhe Marc festuam 7 vjetorin e martesës e atë ditë zemra më rrihte fort, gati nuk mund të merrja frymë. Nëna ime ishte aty dhe në atë moment i kam thënë nuk mendoj se mund të qendroj më me Marc dhe pastaj shpërtheva në lot” – shprehet Lopez për divorcin.

“True Love” do të jetë në librari që nga data 4 nëntor.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: