Jennifer Lopez dhe kompania e saj e produksionit kanë nënshkruar një marrëveshje të parë me Netflix, njoftoi gjiganti i transmetimit.

“Kompania “Nuyorican Productions” e Lopez do të prodhojë filma dhe seriale, me dhe pa skenarë dhe me një përqendrim në projektet që mbështesin “aktore të ndryshme, shkrimtare dhe krijuese filmash”, tha Netflix.

“Jam e ngazëllyer të njoftoj partneritetin tim të ri me Netflix. Elaine, Benny dhe unë besojmë se nuk ka shtëpi më të mirë për ne sesa një kompani me përmbajtje të prirur për krijimin e përmbajtjes që kërkon të sfidojë mençurinë konvencionale dhe të tregtojë drejtpërdrejt, në miliona persona anembanë globit, që nuk e shikojnë më artin dhe argëtimin me llojin e kufijve dhe kufizimeve të së kaluarës”, tha ajo në një deklaratë.

“Në çdo aspekt të karrierës së saj, Jennifer Lopez ka qenë një forcë në argëtim. Në partneritet me të dhe “Nuyorican”, ne e dimë se ajo do të vazhdojë të sjellë histori, gëzim dhe frymëzim, duke ndikuar në publikun anembanë botës”, tha nga ana e tij, Scott Stuber, kreu i Netflix për Filmat Botërorë.

Marrëveshja përfshin dy filma të paralajmëruar, të dy me protagoniste Lopez-in.

I pari, “Nëna”, drejtohet nga kineastja e “Mulan”, Niki Caro dhe ndjek jetën e një vrasëseje që del haptazi për të ndihmuar vajzën e saj të mbijetojë.

Lopez po trajnohet për rolin, me xhirimet paraprake që do të fillojnë vitin e ardhshëm, përpara publikimit të planifikuar të filmit në fund të vitit 2022.

Filmi i dytë, “Shifra”, bazohet në romanin e Isabel Ojeda Maldonado.

“Nuyorican Productions” drejtohet nga Lopez, 51 vjeçe dhe partnerja e saj producente, Elaine Goldsmith-Thomas. Ato do të bashkëpunojnë gjithashtu edhe me Benny Medina-n.

Këngëtarja në krye të klasifikimeve, ka qenë producente në filma të tjerë, të tillë si “Second Act” dhe “Hustlers”, ku edhe ka qenë protagoniste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: