SHBA

Jennifer Lopez është paditur sepse postoi një foto të vetën në Instagram, pa lejen e fotografit. Bëhet fjalë për një foto, ku ajo shfaqet e veshur si personazhi i saj, Harlee, në filmin “Shades of Blue”. Fotoja është shkrepur nga fotografi Steve Sands dhe është publikuar nga J.Lo në profilin e saj në Instagram në vitin 2017.

Në dokumentet e gjyqit, të siguruara nga E!News, Sands akuzon këngëtaren se e ka postuar foton pa lejen e tij. Fotografi kërkon një dëmshpërblim prej 150 000 dollarësh. Sipas avokatit të tij, Richard Liebowitz, indcidenti është një shembull i VIP-ave që përdorin fotot e fotografëve për të promovuar veten në rrjetet sociale.

“Numri i like-ve që fotografia merr, së bashku me numrin e ndjekësve që kanë në rrjetet sociale, është një mënyrë për t’i bërë komerciale postimet e tyre”, -është shprehur avokati i Sands. Tani fotoja është fshirë nga profili i J.Lo-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: