Jennifer Lopez duket se është më e lumtur se kurrë, sepse tashmë jeton e martuar me të dashurin e saj Ben Affleck. Ylli latin ka dhënë një intervistë në emisionin e mbrëmjes së Jimmy Kimmel “Jimmy Kimmel Live” dhe ka folur për martesën e saj “të fshehtë” me aktorin, duke treguar se ishte ideja e Affleck që ata të martoheshin në Las Vegas në një ceremoni të vogël dhe të thjeshtë, duke vulosur dashurinë e tyre me betimet e besnikërisë dhe dashurisë së përjetshme.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka pranuar ndër të tjera se para martesës me Affleck ka përjetuar stres shumë të fortë. Siç shpjegoi ajo, situata e pafavorshme psikologjike u krijua për shkak se fejesa e mëparshme e çiftit, 20 vite më parë, u nda krejtësisht papritur dhe ajo nuk ishte e sigurt nëse kjo tentativë e dytë do të dilte përfundimisht e mirë për të dy. “ Ne po planifikonim të martoheshim në gusht, gjithçka do të ishte mirë, familjet tona do të ishin atje, por dasma ishte shumë stresuese. Nuk e di nëse e dini këtë, por 20 vjet më parë ne po planifikonim të martoheshim dhe kjo u shpërbë dhe po pyesja veten nëse kjo po ndodh tani dhe nëse është e vërtetë. Ishim kaq të lumtur dhe sigurisht që po ndodhte, por më dukej sikur martesa ishte shumë stresuese”, përshkroi këngëtarja 53-vjeçare fituese e Grammy, duke theksuar se dasma e tyre e parë në Las Vegas në korrik 2022 ishte ide e partnerit të saj.

“Një ditë, Ben tha, le të shkojmë në Las Vegas dhe të martohemi sonte. E mbyllëm telefonin, mendova se kjo është çmenduri. Ai më tha, “shko në provë dhe kur të kthehesh unë do të kem gjithçka gati, disa nga fëmijët tanë do të jenë dëshmitarë, le ta bëjmë. Do ta bëjmë sonte dhe e bëmë”. Ajo zbuloi se ajo ishte nata me e bukur e jetës se tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb