Gjërat po bëhen më serioze midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Ndërsa ajo dhe partneri i saj po afrohen gjithnjë e më shumë, këngëtarja tre herë e martuar po mendon nëse, në moshën e saj ‘rrufeja mund të godasë sërish’ në jetën private, tha një ekspert.

“Ajo duhet të sigurohet që po merr parasysh fëmijët e saj”, tha burimi në lidhje me interpretuesen e “Jenny from the Block”, e cila ka binjakë 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian, me ish-burrin e saj, Marc Anthony . “Ata janë primarë për të”.

Një burim tjetër tha se J.Lo dhe Affleck, të cilët filluan takimet për herë të parë në 2002 dhe ishin së bashku deri në 2004, rindezën romancën në disa prej daljeve që kanë bërë së fundmi.

“Ajo është 51 vjeçe dhe gjithmonë i ka kushtuar rëndësi kimisë. Ajo po mendon se sa herë mund të godasë ‘rrufeja’. Ndjehet sikur ai është rritur që kur ishin së bashku”. Affleck, nga ana tjetër gjithashtu duket se po i vë fëmijët e tij në rend të parë.

Ai u fotografua në Los Angeles gjatë fundjavës duke kaluar kohë me vajzën 12 vjeçare Seraphina dhe djalin 9 vjeçar Samuel. Ai po ashtu ndan një vajzë 15 vjeçare të quajtur Violet me ish-gruan Jennifer Garner.
Affleck është fotografuar për herë të parë duke shkuar në shtëpinë e Lopez në prill, pak pas ndarjes së kësaj të fundit nga Alex Rodriguez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: