Jennifer Lopez ngacmon kuriozitetin e fansave të saj duke postuar disa foto super seksi ku shfaqet në sallën e regjistrimit, me kufje, vathë, me një kanatjere shumë të hapur, pantallona të shkurtra dhe çizme në gju: ‘Eshtë verë dhe po gatuajmë diçka të ngrohtë’, shkruan ylli i pop-it, që nuk publikon një album që prej 2014.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

’Mezi pres që ju të dëgjoni atë për të cilën ne po punojmë…’, shton Lopez.
Ylli i “Hustlers”, 50 vjeç, këngëtare, balerinë, personazh televiziv, sipërmarrëse dhe producente ka publikuar 8 disqe në studio dhe ka shitur pothuajse 100 milion në karrierën e saj.

Ajo ka xhiruar dhjetëra filma mes të cilëve edhe ‘Hustlers’, një film që ka fituar më shumë se 3 miliard dollar. Ajo është gjithashtu mes yjeve më me influencë në botë dhe shpesh herë ka theksuar: ”Do të jem gjithmonë një këngëtare dhe balerinë dhe gjithmonë kam dashur të luajë në një film. Për mua kjo ka qenë gjithmonë një gjë e madhe”.

Për sa i takon jetës private Jeniffer është e fejuar me Alex Rodrigues. J-Lo ka binjakët 12-vjeçarë Max dhe Emme me ish bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa A-Rod dhe bashkëshortja e tij Cynthia Scurtis kanë dy fëmijë Natasha, 15 vjeç dhe Ella 12.

Cifti mori pjesë në marshimin për çështjen e Black Lives Matter në Hollywood, pasi kaloi karantinën së bashku me fëmijët respektivë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb