Manjola Nallbani ka qenë tepër aktive këto kohë në rrjete sociale. Këngëtarja e mirënjohur ka publikuar një ditë më parë në “Instagram”, disa poza ku shfaqet me një palë rroba banje të zeza.

“Gusht, verë 2021. Ju uroj të gjithëve të keni kaluar pushime të bukura”, shkruan Nallbani bashkëngjitur me pozat që ndjekësit e saj i pëlqyen shumë.

Në fotot në fjalë, këngëtarja e njohur shfaqet shumë elegante dhe në super formë. Madje komentet kanë qenë të gjitha të bukura dhe pozitive, të cilat me siguri ia kanë zbukuruar ditën Manjolës.

Edhe miqtë e saj të njohur nuk ia kanë kursyer komplimentet, ku Ermal Mamaqi i shkruan: “Të vjen anash Jennifer Lopez”. Ndërsa Eni Çobani i komenton: “Yll i papërsëritshëm je. Unike”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb