LETONI- Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma, ka dhënë dorëheqje, duke i hapur rrugën emërimit të qeverisë së re nga parlamenti.

Arnitis Ringolds, shef i zyrës së kryeministres, ka thënë se dorëheqja e Straujumas hyn në fuqi menjëherë. Megjithatë, ajo do të udhëheqë koalicionin trepartiak të Letonisë me kompetenca të përkohshme, derisa të zgjidhet qeveria e re.

Ringolds u ka thënë sot gazetarëve se Straujuma “e ndjen se duhet të ketë qeveri të re, të ketë energji të re nga njerëzit e rinj”. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje. Dorëheqja e Straujumas vjen pasi ajo ka shkarkuar ministrin e Transportit në muajin nëntor, duke shkaktuar thashetheme për pakënaqësi brenda qeverisë së qendrës së djathtë, e cila ka marrë detyrën një vit më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: