TIRANE – Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Arben Seferaj ka paraqitur dorëheqjen për arsye personale. Në mbledhjen e sotme, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së pranoi dorëheqjen e Seferajt, dhe vendosi që detyrën e tij në krye të OSSHEE-së ta mbajë Adrian Çela, i cili deri më tani drejtonte Inspektoratin Qendror Teknik.

“Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Administratorit të Përgjithshëm Z. Arben Seferaj. Z. Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë. Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli Mbikëqyrës miratoi zgjedhjen e Z. Adrian Çela në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Z. Çela deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT).”- thuhet në njoftimin Ministrisë së Energjisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: