Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.

Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Senad Nikshiqi.

Mësohet se Shllaku ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe vendin e tij pritet ta zë Aldo Gjoka.

Dorëheqja e Shllakut vjen në të njëjtën ditë, kur bashkë me kolegët Maranaj Marku, Julian Kraja dhe farmacistin Erion Metushi, promovuan librin e tyre “Përmbledhje e protokolleve të përdorimit të barnave”. Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi.

Vlen të përmendet, se në qytetin e Shkodrës kohët e fundit ka pasur disa lëvizje drejtorësh dhe kjo e Shllakut ishte e radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb