QIPRO

Ministri i Drejtësisë së Qipros dha dorëheqjen pasi një burrë ka pranuar se ka vrarë 7 gra e vajza emigrante. Më e rëndë bëhet ngjarja, për shkak se nuk ishte zbuluar për 3 vjet me radhë.

Ish-ministri Ionas Nicolaou tha se nuk ka faj direkt në këtë rast, por ikën për shkak të “përgjegjësisë politike”. Një polic greko-qipriot 35 vjeç ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vrasje grash e vajzash. Zyrtarët akuzohen se nuk kanë hetuar siç duhet këtë rast, për shkak të racizmit, pasi gratë ishin emigrante, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti Nicos Anastasiades pranoi dorëheqjen e Nicolaou. Protestuesit i bënë thirrje ministrit të drejtësisë dhe shefit të policisë të jepnin dorëheqjen duke akuzuar zyrtarët për neglizhencë dhe racizëm. Qipro u trondit nga vrasja e 7 grave dhe vajzave emigrante, kryesisht nga Filipinet dhe vendeve aziatike.

Autoritetet kanë bërë publike foton e policit vrasës, ndërsa identitetin nuk e kanë publikuar, për shkak të ligjeve në shtetin e Qipros. Vrasësi serial ka rrëfyer për autoritetet se ka vrarë gra se ata ishin emigrante dhe ka dyshime se vrasjet kanë motive raciste. Vrasje e tij janë përshkruar si makabre, pasi pas ekzekutimeve, autori i ka hedhur trupat në një liqen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: