POGRADEC- Rreth 200 banorë të fshatit Zagorçan në Pogradec kane protestuar ditën e sotme për të kundërshtuar një koncesion të qeverisë shqiptare, i cili i jep një personi nga Tepelena 200 hektarë tokë në zonën e quajtur Luadhi i Çelos.

Sipas banorëve, “zotëria me vendim qeverie ka zaptuar tokat e fshatit që banorët i punonin dhe i mbillnin vetë”.

Ata bllokuan për gati 30 minuta rrugën nacionale Pogradec-Korçë në të dyja senset, duke mos lejuar kalimin e mjeteve.

Sipas banoreve ky është një paralajmërim për qeverinë për anulimin e koncesionit ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen. Banorët thanë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin masa vetë për të mos lejuar koncesionarin të kryeje punime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: