Agjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinave Pfizer dhe Moderna për fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.

Mediat ndërkombëtare sqarojnë se autorizimi në SHBA për vaksinimin e fëmijëve mbi 6 muajsh erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.

“Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.

“Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë OBSH e ka mbrojtur nismën duke thënë se vaksinat aktuale janë tepër efektive.

“Vaksinat aktuale Covid-19, të cilat bazohen te ‘Stasi’, stërgjysh i virusit SarsCoV2, vazhdojnë të tregojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në të gjitha variantet virale të vëzhguara deri më sot”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb