Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 muaj burg shtetasin turk të arrestuar pak muaj më parë në Rinas me dokumente të falsifikuara, Selami Simsek, i cili dyshohet se është mbështetës i Fetullah Gylen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka pranuar kërkesën e turkut Simsek për gjykim të shkurtuar, ndaj dhe atij i ulet një e treta e masës së dënimit

Në këtë mënyrë, Selami Simsek do të vuajë një vit burg, dënim të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb