Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka dëgjuar thirrjen e Joe Biden për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë nga ekrani për t’i dhënë fund protestës nga mbështetësit e tij që ka sjellë një kaos të paprecedent në godinën Capitol në SHBA.

Trump i bën thirrje protestuesve që të shkojnë në shtëpi dhe të ketë paqe. Ai shton se e di që mbështetësit e tij ndihen të lënduar dhe u dhemb pasi zgjedhjet u vodhën, por duhet respektuar ligji dhe rendi, prandaj askush s’duhet të lëndohet nga protestat e dhunshme.

‘’E di që ju dhemb, e di që jeni lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër, duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju duam, ju e patë ccfarë ndodhi.  E di si ndihesh, por shko në shtëpi dhe paqe. ‘’- tha Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb