Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Patrullës se Përgjithshme, Elefterios Sullaj dhe dy të dyshuarit Mikel Zhegu dhe Ersi Tafa, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge. Sullajt iu gjet në makinë lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa akuzohet për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsion’. Mësohet se në makinën që drejtohej nga oficeri ishin edhe Mikel Zhegu si dhe Tafa, ku ky i fundit kishte thyer masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga hetimi i prokurorisë. Gjatë komunikimeve telefonike ka rezultuar se efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal në shitjen e kokainës në Tiranë ku kanë folur për vlerat monetare që shitej droga.

Mikel Zhegu sa herë ndalohej nga Policia mësohet se merrte në celular policin, ku ky i fundit e porosiste; ‘Jepi ndonjë kafe se atë duan dhe të lënë’. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkonte Zhegut lëndë narkotike. Nga ana tjetër Ersi Tafa është arrestuar vetëm se ka qenë në makinë me personat e tjerë.

Pas arrestimit, mësohet se polici ka pranuar që është përdorues droge dhe kishte miqësi me Mikel Zhegun dhe se nuk kishte shpërndarë kurrë drogë apo që të kishte kryer korrupsion. “Kam shpërdoruar detyrën vetëm nga kontaktet që ka pas me mikun e tij.”, mësohet të jetë shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb