Jeremy Renner nuk e vendos më karrierën si prioritet, siç tregon një person pranë tij. Pas aksidentit me borë pastruesen që për pak sa nuk e vrau, ylli vendosi aktrimin në plan të dytë.

Siç thotë për DailyMail një burim i afërt me aktorin: “Edhe pse i pëlqen ende aktrimi, Hollywood-i nuk është më prioriteti i tij”.

Jeremy Renner nuk është më i fokusuar në hapat e tij të ardhshëm profesional, pasi i duhet më shumë kohë për të kapërcyer atë që përjetoi pas aksidentit të tij në Vitin e Ri, kur u shtyp nga një fadromë bore dhe duke thyer më shumë se 30 kocka. “Jeremy beson se ai i mbijetoi këtij aksidenti në mënyrë që të mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në botë këtë herë.

Ai është shumë krenar për punën që ka bërë, por e gjithë kjo situatë i ka treguar atij se ka shumë më tepër energji dhe dëshirë për të ndihmuar njerëzit e tjerë ”, tha burimi.

Së fundmi Jeremy Renner ka bërë një postim të ri në rrjetet sociale ku duket se është në fazën e rikuperimit pas aksidentit që pati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb