Vetëm pak ditë nga martesa me sipërmarrësin Rupert Murdoch, 85 vjeç, Jerry Hall ka publikuar në adresën e saj Twitter foton e parë të familjes.

Cifti është fotografuar nga fotografi i famshëm David Bailey, së bashku me dhjetë fëmijët e tyre që ata kanë nga martesat e tjera.

‘Familja ime e bukur’, shkruan Jerry Hall shoqëruar me një foto. Këtu janë të gjithë fëmijët, Elisabeth, Lachlan dhe James, që Murdoch ka pasur me gazetaren Ana Maria Torv Mann dhe Grace dhe Chloe, të cilat kanë lindur nga lidhja me Wendi Deng.

Ndërsa për Hall kanë qenë prezent Jerry, Georgia May, Elizabeth, James e Gabriel, të lindur nga martesa me liderin e grupit Rolling Stones, Mick Jagger.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: