Forcat izraelite të sigurisë qëlluan për vdekje një sulmues adoleshent i cili goditi me thikë dhe plagosi dy oficerë policie në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Sipas policisë, oficerët pësuan lëndime të lehta pas sulmit nga një 16-vjeçar banor i Jeruzalemit lindor pranë një shkolle fetare hebraike.

Sulmi ndodhi në lagjen myslimane dhe se të plagosurit ishin një burrë dhe një grua, të cilët u dërguan në spital.

Në një deklaratë policia tha se sulmuesi ishte “neutralizuar”, dhe një zëdhënës i policisë konfirmoi se ai ishte vrarë.

Qyteti i Vjetër është në pjesën lindore të Jeruzalemit të aneksuar nga Izraeli, të cilin palestinezët e pretendojnë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Sulmi ndodhi pranë një shkolle fetare hebraike, e lidhur me organizatën Ateret Cohanim, një organizatë kolonësh e financuar mirë, e cila deklaron se misioni i saj po bën “lulëzimin e jetës hebreje në Jeruzalem”.

Sulmet që synojnë forcat izraelite të sigurisë janë të zakonshme në Qytetin e Vjetër.

Incidenti më i fundit ndodhi në fund të shtatorit, kur një grua u përpoq të godiste me thikë oficerët në një rrugë që të çon në xhaminë Al-Aksa përpara se të qëllohej për vdekje.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin lindor në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, në një veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb