Jese Rodriguez pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës pasi nuk ka më vend në formacionin e parë të trajnerit Unai Emery. Prandaj, ai është në kërkim të një klubi të ri.

Ish-futbollisti i Real Madrid-it flitej se ishte pranë transferimit te Fiorentina në Serie A, por duket se ai ka ndërruar mendje. Mediat në Itali shkruajnë se ai ka pezulluar bisedimet me Fiorentinën, pas një oferte që i ka ardhur nga Stoke City.

Jese preferon Premier Ligën para Serie A dhe kjo është arsyeja pse ai ka nisur bisedimet me klubin ku luan edhe Xherdan Shaqiri. Në ditët në vazhdim pritet që Jese t’i bashkohet Stoke Cityt. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb