SHBA

Jessica Biel ka folur për herë të parë në lidhje me lindjen “sekrete” të djalit të saj dhe Justin Timberlake, Phineas, në korrikun e vitit të kaluar në mes të pandemisë së COVID-19.

Në podcastit Armchair Expert, Biel tha se ajo dhe Justin Timberlake nuk kishin ndërmend ta mbanin gjithçka kaq të fshehtë në fillim. Duke bërë shaka se patën “një fëmijë të fshehtë COVID”, aktorja tha se ishte thjesht mënyra si ndikoi pandemia që e bëri ardhjen e Phineas aq diskrete.

“Nuk është se duhej të ishte një sekret. Ishte thjesht COVID që ndodhi dhe pastaj shkova në Montana me familjen time dhe qëndrova atje”, shpjegoi ajo. Ndërsa tregoi se kur ishte gati të hynte në lindje, për shkak të kufizimeve nuk ishte e sigurt nëse Timberlake do të lejohej në dhomë.

“Kishte një moment që askush nuk lejohej të të shoqëronte dhe unë vërtet po nervozohesha për atë situatë. Por po, ai u lejua. Mendoj se nëse do të duhej të isha vetëm atje, do të kishte qenë e tmerrshme. Unë do të kisha qenë vërtet e frikësuar.”

Në korrik, lajmi se Biel dhe Timberlake kishin mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, u bë publik!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb