Biznesmeni turk Sezer Arslan, i cili jeton në Tiranë, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me tërmetin që goditi vendin e tij disa ditë më parë duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe miliarda dollarë dëme.

Arslan tregoi se në zonën e prekur nga tërmeti ndodhej edhe një pjesë e familjes së tij dhe shoqërisë, prej të cilëve ai tregoi se 7 kanë vdekur nga lëkundjet sizmike dhe 18 të tjerë janë shpëtuar.

Ai rrëfeu më tej se të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psikologjike sa nuk mund të komunikojnë as me telefon, ndërsa shtoi më tej se në zonën e Diyarbakir jeta ka ndaluar.

“Familja ime ndodhet në zonën që u prek nga tërmetet. Aty ndodhen po ashtu disa shokë, 7 kanë vdekur dhe mbi 18 janë gjetur. Aty ndodheshin 8 familje në katin e tetë dhe mbi 15 orë nuk kanë arritur t’i gjejnë, por më pas vetëm 3 prej tyre kanë mbijetuar.

Unë nuk kam komunikuar me vetë të plagosurit, nuk janë në gjendje të mirë psikologjike. Janë shumë të shokuar, ne jemi në Shqipëri dhe nuk e ndjejmë. Unë kam qenë edhe në tërmetin e Shqipërisë por nuk ka qenë kaq i rëndë. aty është ndaluar jeta, ka 2 milionë banorë në Diyarbakir. Është një tragjedi.

Ushqimet vijnë me ndihma nga qytete të tjera. Vetëm nga Shqipëria dje kanë dalë 7 kamionë drejt zonave të prekura. Miqtë e mi që kanë mbetur pa shtëpi janë transferuar në shtëpitë e tyre në fshat ose te të afërmit e tjerë. Unë vetë kam shtëpinë në fshat dhe e kam liruar për ata që mund të shkojnë. Nuk ka dëmtime, por kemi frikë se mund të ndodhë prapë. Para 3 muajsh ka ndodhur është paralajmëruar se një tërmet po vinte. Ne patjetër e kemi parë si jo  serioze këtë.

Shqiptarët më kanë pyetur të gjithë për gjendjen, të gjithë janë mërzitur. Shumë nga klientët e mi kanë ndihmuar po ashtu, një pjesë kanë dhuruar lekë, një pjesë batanije. Është diçka që i ka prekur edhe ata dhe janë me të ndjeshëm”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: