ITALI – Jeta e Carlo Pedersolit ose siç njihet nga të gjithë Bud Spencer para se ai të bëhej i famshmën, do të bëhet film. Lajmin e ka dhënë djali i aktorit të humorit Giuseppe Pedersoli gjatë festivalit “Terni Pop Film Fest” në Itali, ku ka thënë se është në hapat e para të punës.

Përveç djalit të aktorit në këtë festival ishte dhe vajza e tij dhe nipi i aktorit të ndjerë. “E ndiejmë sikur e kemi pranë, për ne ai nuk është larguar kurrë. Kemi hapur dhe një faqe në Facebook në kujtim të tij që të gjithë njerëzit të botë ta ndiejnë sa më afër.

Ai thoshte gjithmonë se nuk ishte aktor dhe pas shumë vitesh kam kuptuar kuptimin e kësaj fraze. Në sheshin e xhirimit ai nuk interpretonte asnjë personazh, ishte pikërisht ashtu siç ishte në jetën reale”- ka thënë djali i Bud Spencer.

Kujtojmë që aktori italian i adhuruar nga të gjitha moshat, i njohur shumë edhe në vendin tonë ndërroi jetë dy vjet më parë në qershor të vitit 2016 në moshën 87-vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb